Jose Mourinho pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës, sigurisht ky nuk është një lajm për sa kohë Mourinho është i papunë, por interesat është fakti që për shërbimet e tij në garë është futur edhe Roma. Sipas Sky TG24, ka pasur një kontakt telefonik ndërmjet drejtuesve të klubit verdhekuq dhe ‘Special One’, temë diskutimi ka qenë pikërisht ideja e drejtuesit të klubit kryeqytetas për të ulur në stolin e Romës teknikun portugez.

Jose Mourinho 02 Gq 26oct18 Getty B
Jose Mourinho 02 Gq 26oct18 Getty B

Vështirë të mendosh që Mourinho do të zgjedh Romën në një kohë kur për shërbimet e tij janë të interesuar ekipe se Bayern Munich apo “dashura” e tij më e madhe Inter. E sigurt që është që në kushtet kur duhet të zgjedh mes këtyre tre alternativave, Roma është e fundit. Bayen është një emër shumë i madh, një skuadër e cila është duke përpiluar një revolucion të miliona euro, në këto kushte, Bayern ka të gjithë kartat e duhura në këndvështrimin e Mourinhos.

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Si gjithnjë një opsion që vështirë se mund ta refuzoi mbetet Inter, ndërsa Roma do të ishte një zgjedhje ku dy të parat do të shuheshin për arsye të tjera. Fakti që Roma ka kontaktuar me Mourinhon është një tregues se verdhekuqtë dëshirojnë të nisin një projekt cilësor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb