Jose Mourinho insiston se Barcelona dhe Real Madridi do ta kishin shumë të vështirë të fitonin Premier Leaguen e Anglisë. Futbolli spanjoll nuk e ka kënaqur trajnerin portugez të Chelseat, Mourinho, edhe pse ai kishte fituar La Ligan me Real Madridin me rekord të pikëve 100 sosh dhe të golave 121 në vitin 2012, siç thotë ai, për mungesë të konkurrencës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Chelsea ka siguruar titullin e Premier Leagues së Anglisë tri xhiro pa përfunduar stinori, por prapë Mourinho ndien se klubi e ka pasur shumë të vështirë, pasi që Premier League nuk ofron fitore të garantuara si La Liga. “Unë isha në Spanjë, por nuk e shijova”, ka thënë Mourinho.

“Nuk e shijova pasi e fitova titullin me rekord në Spanjë me 100 pikë e 121 gola, por luajtëm vetëm tri-katër ndeshje të forta gjithë stinorin. Humba titullin me 92 pikë, por sërish luajta vetëm katër-pesë ndeshje të vërteta gjithë stinorin. Ndien presionin për të fituar çdo ndeshje, pasi nëse nuk e bën këtë atëherë nuk je kampion. Duhet të fitosh, fitosh dhe fitosh. Por ka dallim të madh mes gjigantëve dhe të tjerëve. Mendoj se dallimi mes Premier Leagues dhe La Ligas është i madh. A do të fitonte Barcelona apo Real Madridi, Premier Leaguen? Ndoshta po, ndoshta jo”, përfundon tekniku portugez.

Mourinho u shpall kamnpion i Anglisë me Chelsean për sezonin 2015/2016.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: