Trajneri i Chelsea-it, Jose Mourinho, e ka quajtur “naiv” stafin e tij mjekësor, për shkak të trajtimit që i ka bërë lojtarit Eden Hazard, gjatë ndeshjes së djeshme me ekipin Swansea.

Chelsea, për disa minuta, ka luajtur me nëntë lojtarë, pasi mjekja Eva Carneiro ka nisur të trajtojë Hazardin, edhe pse nuk ka qenë i plagosur rëndë.

“Kam qenë i pakënaqur me stafin tim mjekësor. Ka qenë impulsiv dhe naiv. Për të ndihmuar një lojtar, duhet të jeni të sigurt se ai ka problem serioz. Kam qenë i sigurt se Eden nuk ka problem serioz”, ka thënë Mourinho.

Ndeshja ka përfunduar me barazim – 2:2.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: