Jose Mourinho nuk humbet kurrë rastin të thumboj ata që i kërcënojnë fronin e tij si “special”. Tekniku portugez përfitoi nga humbja që Liverpool pësoi kundër Barcelonës për të sulmuar hapur Jurgen Klopp:


Klop
Klop

“Jurgen ka tre vite e gjysmë që nuk ka fituar asgjë por ka ende besimin dhe kushtet për të ecur përpara. Këtë vit ka mundësinë për të fituar titullin e parë, u shpreh fillimisht Mourinho në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”. Më pas Mourinho u ndal duke rrëfyer se çfarë kërkon nga klubi i tij i ardhshëm: “Do të më pëlqente të shkoja në një klub dhe të isha në gjendje të bëja për shembull atë që ka bërë Jurgen dhe Pep. Mjafton të shohësh formacionin që luajti kundër Barcelonës, sa nga ata lojtarë ishin kur Klopp erdhi tek Liverpool?


Pep
Pep

Kur Pep nuk ishte i kënaqur me katër mbrojtësit që bleu brenda një sezoni, bleu sërish të tjerë. Bleu Claudio Bravon dhe kur nuk ishte i lumtur bleu dhe Ederson”, u shpreh Mourinho i cili me pak fjalë përtej thumbimeve për rivalët e tij, kërkon më shumë kohë, më shumë besim dhe sigurisht më shumë para.
(BalkanWeb)