Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, e ka pranuar se ishte zhgënjyer me transferimin e portierit Petr Cech te Arsenali, por ka thënë se e kupton vendimin e tij.

“Petr ka shërbyer për Chelsean për 11 vite dhe e ka ndihmuar këtë klub që të fitojë pothuajse gjithçka që mund të fitohet. Unë gjithmonë kam thënë se dua që ai të qëndrojë, por e kuptoj se Cech ka pasur nevojë që të luajë futboll çdo javë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ndonjëherë duhet të respektoni dëshirat e të tjerëve, të cilët kanë fituar kaq shuam respekt me shërbimin e tyre dhe veprimet për këtë klub. Unë e mbështes vendimin e Roman Abramovichit që ta nderojë lojtarin në këtë mënyrë”. “Suksesi i Cechut në këtë klub gjithmonë do të përkujtohet dhe ne e falënderojmë atë për gjithçka që ka bërë”, ka shtuar portugezi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: