Jose Mourinho mund të rikthehet në Premier League por jo në një nga 6 ekipet kryesore. Tekniku portugez është shndërruar në favoritin për të marrë drejtimin e Newcastle, gjithnjë nëse klubi do të kaloj në pronësinë e sheikut Khaled bin Zayed Al Nehayan. Pronarët e ri të Newcastle, nëse tratativat do të mbyllet me sukses, kanë në plan për të investuar 350 milion euro për ti rikthyer edhe një herë lavdinë e një prej klubeve më të famshme në Angli.

Rafael Benitez
Rafael Benitez

Rafa Benitez, trajneri aktual i Newcastle, ka pranuar se është i hapur për oferta duke e bërë të qartë qëllimin e tij për tu larguar. As Mourinho nuk do ishte kundër idesë të ulet në stolin e Newcastle, në një intervistë pak ditë më parë u shpreh se është i gatshëm të ulet në stolin e çdo klubi që ka një projekt ambicioz.

Mou
Mou

Sipas “Daily Mirror”, vet Mourinho i ka rrëfyer disa miqve të tij se po e merr në konsideratë këtë opsion. Gjithashtu një tjetër emër që lidhet me stolin e ekipit anglez është edhe ai i Rino Garttusos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: