Trajneri i njohur, Jose Mourinho nuk e harron lehtë disfatën në Europa League të Romës ndaj Sevillas. Mourinho, është rikthyer të flasë sërish për këtë temë, duke “shigjetuar” UEFA-n.

“Ndjenja është se në Evropë është e vështirë. Kam humbur një finale (Roma-Sevilla) në një mënyrë që ende nuk e pranoj dhe e kam menduar këtë që atëherë”.

“Unë mendoj se është e padrejtë; në futboll, kur duhet të të sanksionojnë, të sanksionojnë, por atëherë do të duhej të fillonim nga e para, por nuk ishte kështu”.

“Ne u eliminuam nga faza kualifikuese e Champions League kundër Lille për shkak të një penalltie të dhënë nga VAR në minutën e 94-ët të cilën e pa vetëm VAR. E di që është një betejë që nuk mund ta fitoj kurrë”.

“Unë meritoj të trajtohem si gjithë të tjerët. Në fushë nuk ka rëndësi nëse je Lionel Messi apo po luan ndeshjen tënde të parë. Rregullat janë të njëjta për Messin dhe për të riun. Dhe është njësoj për trajnerët: nuk ka rëndësi nëse je Carlo Ancelotti apo një menaxher i ri”.

“Ancelotti duhet të trajtohet si i riu. Kjo është ajo që dua për veten time dhe këtë dua në përgjithësi. Unë nuk kërkoj trajtim të veçantë, dua trajtim të ndershëm, kaq. Nëse bëj diçka të keqe, ata do të më ndëshkojnë dhe unë do të paguaj. Por nëse nuk bëj asgjë të keqe, më lini të qetë. Kështu që po bëhet e vështirë të punosh”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb