NGA ZONJA KATERINA

Përbërësit

150 ml lëng limoni, Cipa e 2 limonëve, 350 gr pana ëmbëlsire, 1 kuti qumësht të kondensuar, Biskota dhe frut për servirje

Përbërësit

Fillimisht rrahim panën me qumështin e kondensuar për rreth 10 minuta. Më pas shtojmë lëngun dhe cipën e limonit në mënyrë graduale.

Në gota ose tasa që kemi për servirje ëmbëlsirash thërrmojmë pak biskota në fund, më pas shtojmë kremin e përgatitur. Vendosim mbi krem në anë të gotës një biskotë – amaretë dhe një luleshtrydhe ose një fetë fruti tjetër sipas preferencës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb