Në Mozambik kanë vdekur 446 njerëz nga cikloni që i ka goditur dje.

Banorët të cilët mbijetuan u mblodhën në kisha dhe filluan të luten për mbrojtje nga perëndia pasi u rrit numri i të vdekurve nga cikloni.

“Kemi kërkuar nga Jezusi që të na mbrojë, në mënyrë që kjo të mos ndodhë më”, tha banorja Maria Domingas.

Cikloni Idai ka goditur Mozambikun me shpejtësi prej 170 kilometra në orë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb