PRISHTINE – Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo vazhdojnë të përballen me sulme të ndryshme pas intervistës së përbashkët, ku treguan për fillimet e karrierës, që sipas tyre e kishin të vështirë pasi askush nuk i ndihmoi.

Producenti Bini Nebihu, ka reaguar i pari, pasi reperët nga Ferizaj thanë se nuk u ndihmuan nga askush nga qyteti i tyre. Kjo deklaratë bëri që Nebihu të shpërthejë dhe të zbulojë disa gjëra nga fillimet e karrierës së tyre, duke treguar se i ka ndihmuar edhe me para kur Getinjo ishte në burg, si dhe i ka hapur dyert e studios pa asnjë cent.

Një tjetër sulm Mozzikut i erdhi edhe nga Enca, e cila me një postim në rrjetet sociale e quajti reperin “mosmirënjohës”.

Kjo ka bërë që Mozzik të reagojë duke pranuar se vijnë nga burgjet dhe rruga dhe se suksesin ia dedikon vetëm punës së tyre e jo personave që sipas tij i premtuan shumë por nuk i ndihmuan.(tg)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: