KUMANOVE- Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase ka publikuar sot një video, në të cilën tregohen momente nga luftimi në Kumanovë, në të cilin mbetën të vrarë 22 persona. Videoja tregon aksionin e policisë maqedonase, ndaj grupit të armatosur. Kjo është e para video që ka publikuar MPB.

Sulmi nisi mëngjesin e së shtunës, ndërsa vijoi dhe ditën e djeshme. Sakaq, nga përleshja me armë humbën jetën 8 punonjës policie dhe 14 civilë.

Deri më tani në lidhje me sulmin janë arrestuar 30 shqiptarë, për të cilët prokuroria e Shkupit caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 30 ditë. Këta persona akuzohen për terrorizëm dhe kërcënim të rendit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: