Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar”, i tha Zaharova agjencisë Beta, kur u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se “vënia e kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pati deklaruar gjatë vizitës në Beograd se Moska pajtohet për arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit në “kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruan rel.

Për pozicionin e Rusisë në raport me arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pati folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në nëntor të vitit të kaluar, takoi Putinin në Paris dhe përmes një postimi në Facebook tha se Rusia Rusia do të “mbështesë” marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: