Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, si dhe në ndalimin e dhunës me bazë gjinore.

Në kuadër të fushatës globale “Ngjyroseni Botën Portokalli”, e cila shënon 16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, vendi ynë rreshtohet në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar fenomenet e dhunës ndaj grave dhe për të garantuar barazinë gjinore, Ministria e Punëve të Jashtme është ngjyrosur portokalli për këtë kauzë.

Fushata thekson rëndësinë e bashkëpunimit global për të ndalur përfundimisht dhunën dhe për të krijuar një shoqëri të drejtë, ku të drejtat e njeriut respektohen pa kushte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb