Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e rradhës në turneun e Kupës së Shqipërisë. Rezultati më interesant erdhi nga Grupi B, ku Partizani nuk arriti dot të kalonte Besëlidhjen. Përpos këtij fakti, dikush humbi edhe bastin, më sakt 1 mln lek.

Dritan Smajli kapiteni I Besëlidhjes kishte luajtur edhe më parë kundër Partizanit, por në mendje I kishin mbetur derbit e humbur në kohën kur luante te Tirana. Smajli kërkonte me patjetër fitoren për tu “hakmarrë” disi ndaj të kuqve. Askush nuk mund ta besonte këtë, as ish-shokët që lojtari kishte patur në skuadrën “Bardheblu”.

Një nga ta ishte Dorian Kërçiku, me të cilin Smajli kishte vendosur edhe një bast. Në rast kualifikimi të lezhianëve, kapiteni do të fitontë 1 mln lek nga Kërçiku. E papritura ndodhi dhe tashmë Smajli është në pritje të tërheqjes së shumës. Të gjithë ngjarjen mbrojtësi e rrëfeu për “Panorama Sport”.

“E dija që do t’ia dilnim, ndaj vendosa bast me Kërçikun. Po bisedoja me të në lidhje me këtë ndeshje dhe i thashë me bindje të plotë që do t’i eliminonim. Ndoshta s’më besoi në atë momente dhe vendosa në ‘lojë’ 1 milion lekë. Derisa doli fjala ime, i bie që Dori të më japë këtë shumë. Por, po ia them publikisht që nuk i dua paratë, po mjaftohem me një drekë. Pres që të telefonojë dhe të përcaktojmë vendin dhe ditën kur do të takohemi (qesh).

Ishte një ndeshje e madhe për ne dhe mund ta them hapur që ky sukses i dedikohet edhe popullit bardheblu. Për mua personalisht ishte një lloj revanshi, pasi kur luaja te Tirana nuk e fitova kurrë një derbi. Por, si kapiten i Besëlidhjes ia ktheva reston”, u shpreh lojtari i linjës së djathtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb