I njohur në mbarë botës si i paafti Mr.Bean, komediani britanik Rowan Atkinson njihet edhe për pasionin e tij të garave me makina. Për disa vite rresht ai ka marrë pjesë në to e madje ka bërë edhe një aksident në Goodëood Revival”. Kur ai nuk garon apo interpreton, dihet që ai do të jetë duke ngarë një McLaren në ngjyrë të errët purpuri, të cilën tani ai e ka nxjerrë në shitje për 12 milionë dollarë. Ai e bleu makinën e tij në 1997, por që atëherë e ka përplasur dy herë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: