DURRËS

Nxirret i gjallë i riu që komunikonte vazhdimisht me forcat e shpëtimit në Durrës.

Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, banesa e të cilëve në zonën e Kënetës në Durrës u shemb plotësisht duke zënë gjithë familjarët ka arritur të shpëtojë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se i riu nuk ka shfaqur asnjë dëmtim dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është transportuar në spital. Mësohet se i riu ka pyetur për të ëmën teksa është marrë me barelë dhe ka pyetur për të ëmën. “Ku është mami”, mësohet se ka thënë ai.

Mësohet se ata që kanë ndërhyrë duke e nxjerrë nga rënojat kanë qenë një grup të forcave të ardhura nga Kosova.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb