Pasi Shqipëria mori një ‘Jo’ nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave, ku ndër vendet skeptike ishin Franca dhe Holanda, kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ qeverinë holandeze.

Teksa ishte i pranishëm në konferencën “SHBA në Ballkanin Perëndimor”, kreu i qeverisë theksoi se kur holandezët vijnë në Shqipëri mrekullohen nga ajo që shohin dhe se e kishin imagjinuar ndryshe. Duke vijuar në këtë linjë Rama tha se kur ata kthehen në Holandë, e mendojnë si më parë.

“Duke shpresuar që mos të bëhem i mërzitshëm, dua ta mbyll me një falënderim për profesor Angjelin dhe organizatorët. Një falënderim për ambasadorët dhe të ftuarit e tjerë jashtë konferencës. Duke ju uruar që përveçse të flasim për SHBA, të marrim maksimumin e kënaqësisë me qëndrimin në Tiranën e transformuar. Por që mbetet ajo që ka qenë, gjithmonë në lartësinë e duhur, qoftë nga ushqimet dhe qoftë nga mikpritja. Këtë mund t’ua them me bindje si banor i Tiranës po edhe si njeri që kam pasur fatin të shoh se dhe vet holandezët mrekullohen kur vinë në Tiranë dhe thonë se “është komplet ndryshe Shqipëria nga çfarë ne e mendojmë”. Dhe pastaj kur kthehen e shohin ashtu siç e mendojnë dhe jo ashtu siç e kanë parë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb