TIRANE

Konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor, për fidanishten në të cilën pushteti vendor ka projektuar ndërtimin e një shkolle 9-vjecare, është shoqëruar edhe me përplasje mes pedagogëve dhe nënktryetarit të Bashkisë. Ndërsa Arbër Mazniku ishte në një prononim për mediat, lidhur me projektin në fjalë të Bashkisë, është ndërprerë nga pedagogu i vreshtarisë Lush Susaj, i cili e ka akuzuar atë se po shkatërron universitetin.

“70 breza kemi nxjerr këtu. Jam vetë pronar tokash, që ma ka zënë HEC dhe nuk pretendoj kurrë me shkull hidrocentralin. Kam qenë student e e jam pedagog në këtë univeristet. Kjo është qendër didaktike, bënim praktika e teori. Ja ku keni vend për të ndërtuar 10 shkolla sipër veterinarisë. Ju po prekni dhe keni shkatërruar universitetin dhe unë nuk flas për interesat e mia. Unë mbroj interesin e studentëve, të kishit ardh për bisedime me ne. Ne kemi duartrokitur masterplanin e kryeministrit. Ju kam votuar, ma thaftë Zoti dorën! Po të dëgjoj për respekt si nënkryetar bashkie, ndryshe s’ të dëgjoj asnjë sekond “ tha ndër të tjera pedagogu.

Sakaq nënkryetari i Bashkisë Arbër Mazniku është shprehur i vendosur në ndërtimin e shkollës 9-vjecare në zonën e projektuar. Sipas Maznikut shkolla do i shërbejë fëmijëve të zonës përrreth banorët e së cilës kanë të drejta dhe meritojnë të ketë një shkollë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb