Moise Kinë është shembulli konkret se si mund të të ndryshojë jeta në një muaj, më saktësisht në vetëm katër javë. Djaloshi i talentuar ka shfrytëzuar rastin e shkëlqyer që i është shfaqur dhe ka treguar potencialin e tij duke shënuar për të bërë që të harrohet për pak kohë edhe një emër si Kristiano Ronaldo. Nuk janë të shumtë ata që mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Një muaj më parë, më 6 mars, Juventusi po përgatiste ndeshjen ndaj Udinezes. Deri në atë sfidë, djaloshi nuk kishte luajtur më shumë se 90 minuta të gjithë bashkë mes Serisë A, Champions dhe Kupës ss Italisë në 8 muaj.

Situata ka ndryshuar plotësisht pas një muaji, me futbollistin që luan e shënon në mënyrë të vazhdueshme, duke shfrytëzuar çdo mundësi që i është dhënë. Dygolësh ndaj Udinezes, pastaj gol andaj Empolit, Kaljarit dhe në fund Milanit. Pa harruar këtu edhe golat në përfaqësuesen italiane, një ndaj Finlandës e një ndaj Lihtenshtejnit. Të gjithë gola që vendosën rekorde.

Edhe ky i sotmi ishte i tillë, pasi sulmuesi ka ulur përsëri mesataren e golave për minuta lojë në Serinë A. Statistikat tregojnë se ai ka shënuar gol në çdo 47 minuta, si askush tjetër në 5 kampionatet kryesore në Europë.//VipSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb