Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ka zbuluar se ai ka një raport të shkëlqyeshëm me Louis van Gaal, por ka mohuar se do t’i bashkohet atij te Manchester United. Holandezi kaloi dy vite në drejtim të skuadrës nga Allianz Arena dhe i dha rast debutimi me ekipin e parë sulmuesit gjerman në sezonin 2009/10.

“Nuk është sekret për askënd”, ka thënë ai për The Independent. Më tej ai ka shtuar se “Louis van Gaal dhe unë kemi një raport që shkon përtej asaj çfarë është normale në mes të një lojtari dhe një trajneri. Megjithatë, unë kam kontratë me Bayernin deri në vitin 2017”, ka shtuar gjermani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: