Të djelën pasdite, në sfidën ndaj Freiburg, Thomas Müller vendosi një rekord të ri. Me prezencën në atë ndeshje, veterani i skuadrës bavareze, shënoi 710 ndeshje në karrierë, duke thyer edhe rekordin e legjendës bavareze të portës, Sepp Maier.

Thomas Müller te Bayern ka tashmë 24 vjet që luan. Gjermani ka pasur vetëm një klub në jetën e tij dhe ai është ai bavarez: ka filluar në skuadrën e të rinjve në vitin 2000, më pas ka luajtur për një kohë në ekipin e dytë dhe më në fund është ngjitur në të parën. Diçka vërtet e jashtëzakonshme, një lider e një futbolllist me një karakter të veçantë si ai i Muller, do të kujtohet gjithmonë nga tifozët e Bayern, për vetë atë ç’ka ai përfaqëson për këtë klub.

Në ndeshjen 2-0 kundër Freiburgut ai shënoi golin e fundit dhe pas ndeshje u paraqit në mikrofonat e Sky Sport Deutschland, duke komentuar kështu thashethemet për të ardhmen e tij:

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë (kontrata e tij skadon në 2025). Vetëm trupi plaket, unë e luftoj këtë, por nuk është çështje për mua apo kohëzgjatjen e marrëveshjes. Mundohem t’i tregoj trajnerit se unë jam një opsion për njëmbëdhjetëshen startuese, por për të mbrojtur Kompany-n, duhet të them se kemi shumë opsione të mira në sulm (qesh)”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: