Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se humbja në betejën për qytetin e Bakhmutit do t’i mundësonte Rusisë të niste planifikimin për të arritur një marrëveshje me kushte të “paparanueshme” për Ukrainën për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky tha se nëse qyteti lindor do të binte në duart e forcave ruse pas një beteje të stërzgjatur, presidenti Vladimir Putin do t’ia shiste këtë fitore Perëndimit dhe shoqërisë së tij, Kinës dhe Iranit.

“Nuk mund t’i humbim hapat sepse lufta përbëhet nga copa fitoresh. Fitore të vogla, hapa të vegjël”, tha ai. “Shoqëria jonë do të ndihet e lodhur. Shoqëria do të më shtyjë të bëj kompromis me Rusinë”, u shpreh Zelensky.

Disa figura në Perëndim, duke përfshirë ish-presidentin amerikan dhe kandidatin për 2024 Donald Trump, kanë vënë në dyshim nëse Uashingtoni duhet të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me miliarda dollarë ndihma ushtarake, gjë për të cilën Zelensky është shqetësuar se lufta mund të ndikohet nga zhvendosja e forcave politike në Uashington.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: