Mbishkrimin “Mein Kampf”, titulli i “Biblës ideologjike naziste” të Adolf Hitlerit e kishte bërë tatuazh në krahun e tij dhe për këtë arsye kompania ”Flixbus” e shkarkoi menjëherë nga puna.

Kjo është ajo që ka ndodhur me një shofer autobusi të linjës nga Franca Jugore në Italinë Veriore me mbishkrimin nazist.

“Si një kompani shumëkombëshe me një ekip shumëkombësh dhe me shoferë dhe udhëtarët nga vende të ndryshme me prejardhje të ndryshme kulturore, ‘Flixbus’ dënon të gjitha llojet e diskriminimit’’, sipas deklaratës së kompanisë që informoi mbi shkarkimin e shoferit.

“Flixbus’ është sinonim i tolerancës dhe i shanseve të barabarta. Shoferët tanë të kompanisë sonë luajnë një rol kyç në këtë dhe për këtë arsye shoferi u shkarkua’’, përfundon deklarata. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb