Duket se ka revolucion te Milani. Me Morata që shkon drejt largimit dhe me Camarda që mund të kalojë te Monza, kuqezinjtë duket se janë gati për një tjetër “divorc”.
Një tjetër lojtar që mund të largohet nga klubi kuqezi është Fikayo Tomori, i cili ka përfunduar në radarët e Premier League. Mbrojtësi, pëlqehet nga Aston Villa dhe Tottenham.
Sipas asaj që raportohet nga Sky, oferta më e mirë ekomonike është e klubit londinez, me Spurs që propozojnë ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e anglezit.
(J.S/BalkanWeb)