Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Brugge.
“Për mua është shumë e rëndësishme të jem vendimtar: të jap asistime, gola… Ne jemi ata që mund ta vendosim ndeshjen.
Çfarë arbitrimi prisni? “Nuk e di. Është shumë e rëndësishme të mos mbetemi me 10 lojtarë si të shtunën, duhet të jem shumë i kujdesshëm. Kontaktet janë gjithmonë një rrezik”.
Pozicioni im- Të luaj si 8-sh është roli im ideal, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luaj si 6-sh apo 10-sh”- tha Reijnders para ndeshjes.
(J.S/BalkanWeb)