GREQI- Panik dhe kaos mbizotëron në Greqi pas shpalljes së njoftimit, se pensionistët mund të tërheqin vetëm 120 euro në javë nga pensioni i tyre në kushtet e mbylljes së bankave.

Sipas asaj që transmetojnë mediat greke, në disa degë bankare në Atikë dhe Selanik ka patur grumbullime masive të pensionistëve pë të tërhequr një sasi parash nga pensionet e tyre.

Pensionistët flasin të indinjuar teksa kanë zënë radhë shumë herët për të tërhequr 120 euro nga shuma e plotë e pensionit. 968 degët e bankave që do të punojë deri të premten pritet të shpenzojë rreth 1.5 milionë euro për pensionistët.

Ka patur raste kur të moshuarit nga pritja e gjatë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shumë degë të policisë ofrojnë ndihmë nëse është e nevojshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: