Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë sërish përballë shqyrtimit publik, këtë herë për shkak të lidhjes së Kutcher me Sean “Diddy” Combs.

Drama e vazhdueshme që rrethon Diddy-n e ka shtyrë çiftin të mendojnë të lënë pas Hollivudin dhe të zhvendosen në Evropë.

“Në fillim ishte Danny Masterson, dhe tani Diddy. Kjo e bën atë të bindur se ka vende më të mira për të jetuar se Hollivudi. Në mendjen e tij, qyteti është shndërruar në një humnerë”.

Çifti, i cili u takua për herë të parë në “That ’70s Shoë” në fund të viteve 1990, kohët e fundit kaluan verën e tyre në Evropë, një udhëtim që thelloi dëshirën e tyre për një fillim të ri.

Ata madje i çuan fëmijët e tyre për të parë turneun e Taylor Swift “Eras” në Londër në qershor, duke shijuar kohën e tyre larg vëmendjes së Hollivudit.

“Ata kaluan një kohë të mrekullueshme në Evropë dhe tani ideja për të lëvizur atje është në shqyrtim”.

Megjithatë, një pengesë e madhe janë angazhimet e tyre të biznesit në SHBA. “Shqetësimi është se Evropa mund të jetë shumë larg punës së tyre”, shtoi burimi.

Nëse transferimi në Evropë duket jopraktike, çifti e ka konsideruar edhe Kaliforninë Veriore si një opsion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb