Fernado Torres ishte padyshim kryefjala e derbit të Madrid-it. I rikthyer në shtëpi pas 7 vitesh “El Nino” i dhuroi Atletico-s kualifikimin në Kupën e Mbretit, më një “dopjetë” e cila do kujtohet gjatë në kryeqytetin spanjoll. Dygolëshi i Torres mer një vlerë të veçantë pasi eliminojë një skuadër e cila në vitin e fundit është veshur më arë. Torres shuan ëndrrën e Realit për të fituar gjithçka këtë sezon, për më tepër zbeh prezantimin e “Topit të Artë” në “Santiago Bernabeu”. Edhe gazetat në Spanjë i thurin elozhe ish sulmuesit të Milan, Chelsea e Liverpool. “El Mundo Deportivo”, një e përditshme pranë Barcelonës, tallet me Realin duke hapur gazetën me titullin: K.O i artë dhe më pas shpjegon: Torres shuan ëndrën e Real-it për të fituar gjithçka. Në fund bekon sfidën e radhës Atletico-Barça, “klasikja e re”.

 

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb