Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona! Një operacion merkatoje që mund të kryhet në dritaren e lëvizjeve të janarit dhe që mund t’i hapte uruguajanit horizonte të reja. Sipas asaj që raporton gazeta katalanase “El Mundo Deportivo”, sulmuesi i pëlqen shumë Interit… por Interit të Majemit, skuadra e themeluar nga Dejvid Bekham.


Sipas gazetës, sulmuesi blaugrana po mendon seriozisht që të transferohet në Shtetet e Bashkuara, por këtë destinacion e kishte menduar në vitet e fundit të karrierës. Por ardhja e brazilianit Nejmar mund ta bindte përfundimisht “El Pistoleron” që të linte La Ligan për MLS-në. Deri më tani kjo mbetet veç një hipotezë merkatoje, por në ditët në vijim mund të ketë zhvillime.


(Balkanweb)


Etiketa: