Ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu ka reaguar pas takimit me kryeministrin në detyrë Albn Kurti dhe partitë aleate të LVV për çështjen e presidentit.

Ajo duke komentuar mungesën e partive opozitare tha se mungesa e dialogut rrezikon të çojë Kosovën në zgjedhje. Haxhiu deklaroi se partitë duhet të futen në dialog pasi kjo është domosdoshmëri për funksionimin e shtetit.

“E kemi parë disa herë. E dimë ku na çon mungesa e dialogut apo refuzimi i takimeve. Kam dëgjuar qëndrime e partive të pranishme. Të gjitha ishin që duhet të kontribuojmë maksimalisht për çështjen e marrëveshjes së presidentit dhe patjetër të shmangen zgjedhjet e parakohshme. S’pres që partitë të pajtohen për gjithçka. Pres të jenë të gatshme të flasin për atë që është e domosdoshme për funksionimin e shtetit. Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi asnjë garanci se një palë zgjedhje të reja do të na bëjnë që të merremi vesh nesër”, ka thënë Haxhiu në konferencë për shtyp”, deklaroi Haxhiu.

Ajo ka thënë se pas qëndrimit të Lidhjes Demokratike që pranon president konsensual, ka “ardhur koha që të fillojmë të flasim me emra të përveçëm për një kandidat konsensual, që s’është i ndonjë partie politike”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb