Pas një paraqitje të dobët të Muhamed Salah në lidhje me shënimin e golit, trajneri i “Liverpulit” Jurgen Klop ka kaluar në mbrojtje të lojtarit, duke theksuar se është normale që lojtarët të kalojnë faza në të cilat nuk arrijnë të shënojnë.

Në 25 gusht shënohet goli i fundit i Salah kundër ËBA-së, por egjiptiani duhet të harrojë edhe performancën e dobët në ndeshjen kundër francezëve të “PSG”, ku për pak i kushtuan pikët “Liverpulit”.

“Salah është gati për të punuar për skuadrën dhe është normale që në disa raste nuk do të shënojë. Ai ka qenë fantastik në situatat mbrojtëse në ndeshjet e fundit. Ai është në formë mjaft të mirë dhe shënimi nuk është diçka e cila është e garantuar.

Klop do të “luaj” ndeshjen e tij të 600 si trajner, kur “Liverpul” do të ndeshet me “Sauthhempton” ditën e shtunë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb