Një përfaqësi e një blloku banimi në lagjen “28 Nëntori “në qytetin e Elbasanit kanë ngritur sërish shqetësimin e tyre për mungesën e investimeve  në infrastrukturë. Sipas tyre, shqetësimi më i madh është rruga që mban emri “Mifail Biçaku”. Ata thonë se lëvizja për ta në këtë segment rrugor është bërë e vështirë për shkak se rruga që lidh lagjen e tyre me qëndrën e qytetit të Elbasanit  është e dëmtuar, ndaj ata apelojnë për ndërhyrje urgjente .

Të moshuarit që jetojnë në këtë bllok banimi tregojnë për incidentet që kanë pësuar për shkak të gropave të shumta që janë në këtë rrugë nga më kryesoret e lagjes 28 Nëntori.

Në këtë zonë zhvillojnë aktivitetet e tyre shumë biznese, pronarët e të cilëve shprehen se rruga i kushtëzon tej mase.

Siç duket edhe nga pamjet, për automjetet lëvizja është e vështirë. Zona gjithashtu ka probleme edhe  me ndriçimin rrugor dhe ndriçimin në brendësi të lagjes, ndaj banorët shpresojnë në një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb