Banorët e fshatit Polis Valë të bashkisë Elbasan  kërkojnë  ndërhyrjen emergjente të bashkisë për sistemimin dhe shtrimin e rrugëve kryesore lidhëse të fshatit. Ata pas indiferencës së treguar nga pushteti vendor dhe ai qëndror kanë zhvilluar një protestë me te cilën janë solidarizuar edhe përfaqësues të opozitës.Banorët shprehen se kjo protestë nuk është  politike, por për të tregur vështërsitë që ata hasin cdo ditë, pasi mungesa e ndërhyrjes për rikontruksionin e rrugës ka bërë që shum banorë të detyrohen të largohen. Më shqetësuese është ura e cila lidh banorët e fshatit Polis Valë  me pjesën tjetër të qytetit, teksa në kohën e reshjeve kalimi saj bëhet tejmase i vështirë.

Ndonëse nga banorët kjo protestë nuk përkrahte asnjë forcë politike, asaj ju bashkuan

Drejtuesi i Qarkut të Elbasanit PD Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD dega Elbasan Blendi Himci. Thirrja e tyre ishte ndërhyrja emergjente e Bashkisë Elbasan për rikontruksionin e rrugës pasi banorët janë taksapagues të rregullt dhe se gjëndja e fshatit Polis Valë  që ndodhet vetëm 10 minuta larg qëndrës larg qytetit është lënë në mëshir të fatit.

Ndërkohë nga Bashkia e Elbasanit  shprehen se në zonën e Polis Verë janë bërë ndërhyrje të vazhdueshme për mirëmbajtjen e rrugës, teksa pritet të marrë jetë një plan i ri urbanizimi për të investuar në këtë zonë në një të ardhme të afërt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: