TIRANË

Ndonëse policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të shmangin telefonin gjatë udhëtimit, shumë prej tyre nuk i binden urdhrit. Ndaj policia e Shtetit ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një video ku shihet se si kapen në flagrancë shoferët që flasin në telefon teksa drejtojnë mjetin.

“Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular,, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

#KujdesTelefonataPretMungesaeVëmendjesVret#”, shkruhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: