Zhgënjimi ishte i madh në rradhët e Brazilit, pas eleminimit të tyre nga Uruaguai, në fazën çerekfinale të Copa America. Një nga “yjet” e kësaj skuadre, lojtari i Real Madrid, Vinicius mungoi ndaj Uruguait, për shkak të pezullimit si pasojë e kartonëve të verdhë. Ishte pikërisht kjo brenga e madhe e Vinicius, pasi humbi shansin për të ndihmuar skuadrën, në një ndeshje shumë të rëndësishme siç ishte ajo ndaj Uruguait. Vetë Vinicius mbi këtë çështje, me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh:

“Kupa e Amerikës përfundoi për ne, ndaj tani është koha për të reflektuar. Ndihem në faj, pasi ishin dy kartona të verdhë të cilat mund dhe duhet t’i kisha evituar. Edhe njëherë tjetër e pash eleminimin e skuadrës nga jashtë. Kërkoj ndjesë, pasi ishte faji im. Di t’i dëgjojë me shumë respekt kritikat dhe në këtë rasta to janë të drejta”, theksoi Vinicius.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: