Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion Mirlind Dakun për ndeshjen ndaj Çekisë në Nations League, takim ky që do luhet me 16 nëntor.
Sulmuesi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Gjeorgjisë, çka ka bërë që ai të plotësojë numrin e tyre.
Daku u impenjua 65 minuta në Çeki, ndërsa 25 minuta luajti në Gjeorgji.
Futbollisti i lindur në Gjilan deri më tani numëron 8 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka realizuar një gol.
(J.S/BalkanWeb)