Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga rrugët e Sarandës, vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri turistik.

Në video duket se si rrugët janë të mbushura me inerte.

Deputetja Xhixho shkruan se rrugët e hapura, plot inerte, kaosi i trafikut, zhurmat dhe pluhurat janë panorama që pret turistët e parë të këtij sezoni në jug të Shqipërisë.

Sipas saj, objektivi për 30 milionë turistë në vit deri në 2030 është i paarritshëm me politikat e kësaj qeverie, që synon turizëm elitar por nuk plotëson dot as kushtet më minimale.

Postimi i plotë:

Kjo është gjendja e rrugëve në Sarandë vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri turistik.
Rrugët e hapura, plot inerte, kaosi i trafikut, zhurmat dhe pluhurat janë panorama që pret turistët e parë të këtij sezoni në jug të Shqipërisë.
Shqipëria përfitoi 4.2 miliardë euro nga turizmi sezonin e kaluar, por qeveria nuk ka përmirësuar dot infrastrukturën për të pritur turistët e rinj, por i çoi paratë për koncensione, PPP dhe inceneratorë fantazëm
Objektivi për 30 milionë turistë në vit deri në 2030 është i paarritshëm me politikat e kësaj qeverie, që synon turizëm elitar por nuk plotëson dot as kushtet më minimale.
Kjo nuk është fytyra e turizmit elitar që propagandon kryeministri!
Ky është tregues i mungesës së qartë të një strategjie për turizmin dhe i nxitimit për të mbyllur ca punë shpejt e shpejt, sepse qeverisë i intereson të shesë një sukses numrash, qofshin këta turistë apo jo!
Shikoni realitetin që hedh poshtë çdo propagandë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: