Andrea Gërço mungonte jo vetëm në formacionin e Skënderbeut për ndeshjen me Bylisin, por edhe në protokoll.
Nuk është ende shumë e qartë se çfarë ka ndodhur me këtë lojtar, por mësohet se ai ka udhëtuar drejt Italisë pa lejen e klubit korçar dhe pritet që ndaj mbrojtësit të merren masa. Kujtojmë që Gërço ka qenë titullar në kampionat dhe ditët në vazhdim do të mësohen më shumë detaje.