Vitin e kaluar u zbulua se në kontratën e Neymarit me PSG ekzistonte një klauzolë që do ta shpërblente brazilianin për sjellje të mirë, por klubi nuk do t’i paguajë 375 mijë euro bonus këtë muaj, për shkak se nuk u paraqit në stërvitje.

Të gjithë lojtarët e PSG-së kanë klauzola të tilla në kontratat e tyre me klubin, madje edhe ata në të akademisë dhe në sektorët e tjerë, gjë që është e zakonshme në klubet franceze sepse ato nuk mund t’i gjobisin lojtarët e vet për shkak të rrogave të tyre fikse.

Por, ato mund të mos ua paguajnë bonuset lojtarëve të tyre në raste kur bëjnë sjellje të pahijshme, ndërsa ato para i përdorin për bamirësi. Braziliani ka kërkuar largimin nga klubi dhe dëshiron të kthehet te Barcelona.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: