TIRANË-Ashtu si në shkollë, ku merren mungesat cdo ditë, kjo ndodh dhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Disa deputetë e kanë gjetur veten pa lekë në fund të muajit pasi nuk kanë justifikuar mungesat e tyre në Komisionet Parlamentare. Burime pohojnë për BalkanWeb se kryetarët e komisioneve kuvendore kanë firmosur listprezencat e deputetëve dhe kanë gjetur shumë pres syresh që nuk kanë shkelur asnjë ditë në komision. Më pas listprezencat kanë marrë vulën përfundimtare për miratim nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Kështu Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka lënë pa honorare 17 deputetë pasi nuk kanë frekuentuar komisionet ku bëjnë pjesë.
Por, mosprezenca ka dhe një shpjegim, po sipas burimeve nga Kuvendi. Për shkak të rregullores së re të Kuvendit, u ndalua që deputetet të merrnin pjesë në disa komisione njëherazi. Me rregulloren e re, deputeti ka për detyrë të ndjekë vetëm një Komision Parlamentar.

Ja disa deputetë që munguan ne komisionet parlamentare
Tom Doshi
Aqif Rakipi
Ylli Shehu
Arben Ndoka
Armando Prenga
Enkelejda Shkreli
Flamur Noka
Gjovalin Bzhetaj
Jozefina Topalli
Keltis Kruja
Koco Kokëdhima
Luan Rama
Sali Berisha
Asllan Dogjani
Shkëlqim Troplini
Shpëtim Idrizi

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: