SHBA

Mungojnë pak orë nga eventi Apple ku shtëpia e Cupertinos do të zbulojë gjeneratën e re të iPhone.


Në orën 19 me orën tonë, në Steve Jobs Theatre në Californi, do të zbulohen modelet e rinj Apple. Për të asistuar në prezantimin streaming, do të maftojë të lidheni me kanalin Youtube zyrtar të Apple. Kompania e Cupertinos,do të nxjerrë celularët e rinj të versionit Apple Watch dhe ndoshta iPad.


Sipas zërave që qarkullojnë në këto ditë duhet të jenë tre modele iPhone: iPhone 11 (prej 6.1 inc), iPhone 11 Pro (5.8 inc Oled) e iPhone Pro Max (6.5 inc Oled).


Cdo gjë do të jetë e re për sa i takon sjelljes fotografike, që do të ketë një sy të tretë për modelet Pro.

Modeli me ekranin Led (pasardhës i iPhone XR) do të rritet gjithashtu dhe do të ketë dy sensorë fotografikë në vend të një.
Të tre modelet do të mbështeten në fuqinë e procesorit A13 të Apple.

Për të asistuar në prezantimin streaming, do të maftojë të lidheni me kanalin zyrtar të Apple në Youtube.

(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: