Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar çështja e rindërtimit në Bashkinë e Vorës. Vetting hedh dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur në këtë Bashki, pjesë e Qarkut Tiranë, ku ka ende familje që jetojnë në kontejnerë apo me banesa me qira, por pa përfituar bonusin nga shteti.

Çfarë ka ndodhur me fondet e rindërtimit?

Godina e Bashkisë Vorë u përfshi në procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, madje qeveria shqiptare alokoi dhe fond me vlerë 618.868.546 për rindërtimin e kësaj ndërtese. Sot, 5 vite pas tërmetit, punonjësit e Bashkisë së Vorës janë zhvendosur në një ambient me qira.

Por deri më tani procesi ka ngecur në pikën e shpronësimeve, dhe bashkia  është ende në pritje.

Në përgjigje të emisionit Vetting, Bashkia Vorë pranon situatën e vështirë të banorëve të pastrehë por justifikohet me mungesën e fondeve. Emisioni Vetting ka dërguar kërkesë për informacion Bashkisë Vorë në lidhje me procesin e rindërtimit.

Bashkia në përgjigje të saj ka sqaruar se “ju informojmë se 182 aplikues janë në process për tu trajtuar  për banesa  private  ku përfshihet njësia Vorë, njësia Prezë dhe njësia Bërxullë që përfshihen në territorin e Bashkisë Vorë (Janë akomoduar  dhe 50 aplikues  për apartamente në fshatin Marqinet ,  që pritet për t’u trajtuar  nga Fondi  i Zhvillimit në Bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës  dhe Energjetikës,  Drejtorisë së Rindërtimit ). Gjithashtu janë në mungesë  dhe 60 apartamente  (nevoja për rindërtim  ku përfshihen dhe procesi i shpronësimit) për qytetin e Vorës”.

Bashkia Pergjigje
Bashkia Pergjigje

Bashkia sqaron se deri më tani në qytetin e Vorës janë ndërtuar 404  apartamente, procesi i shpërndarjes ka përfundura për 101 familje përfituese në fshatin Marikaj, që janë akomoduar  në apartamentet e reja.

Sa i takon mungesës së pagesës për bonot e qirasë, Bashkia Vorë sqaron se nuk ka fonde për ti paguar  familjet që kanë mbetur jashtë pa banesa.

Bashkia Pergjigje1
Bashkia Pergjigje1

“ Drejtoria e Menaxhimit Financiar  dhe programeve të strehimit ka paguar bonusin e qirasë deri në periudhën  Mars 2023 nga kjo periudhë e e në vazhdim  bonusi i qirasë  për familjet e prekura  nga tërmeti rezulton i papaguar për mungesë fondesh”, shkruan Bashkia Vorë në përgjigjen e saj.

Bashkia Pergjigje2
Bashkia Pergjigje2

Por eksperti Zef Preçi  shprehet se janë vënë re fenomene të rrezikshme, probleme që ngrejnë  pikëpyetje të mëdha   për shpronësime të qëllimta për të hapur terren për investime me oligarkë ndërtues.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb