Kur sot shënohen gjashtë vite nga ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD-së Sokol Olldashit, i cili humbi jetën në një aksidenti tragjik, miku i tij Astriti Patozi e ka përkujtuar në rrjetet sociale.


Teksa ka publikuar një foto ku shfaqen të dy duke biseduar në Kuvend, Patozi shkruan se Olldashi i mungon tmerrësisht.


“Mungon tmerrësisht shumë…madje edhe për ata që nuk e deshën…”, thuhet në postimin e tij.
Ish-deputeti Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb