Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  do të mungojë sot në protestën e pestë kombëtare të opozitës.

Zyrtarisht nga kjo forcë politike thuhet se znj. Kryemadhi ndodhe në SHBA në kuadër të një vizite pune. Sakaq mbështetësit e LSI janë nisur tashmë në drejtim të kryeministrisë. Të krye të protestuesve janë zëvendëskryetari Luan Rama, nënkryetari Petrit Vasili, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari si dhe ish-deputetë të LSI, të cilët dogjën mandatet parlamentare në shenjë proteste kundër qeverisë Rama.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo e sotmja është konceptuar në kuadër të një marshimi i cili do të nisë nga sheshi “Skënderbej” e do të përfundojë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb