I ftuar në emisionin Alert në News24, specialisti i Sigurisë Rrugore, Fisnik Ziçishti tha se mungesa e një autoriteti përgjegjës, ndikon në shtimin e numrit të aksidenteve rrugore. Ai i bëri thirrje urgjentisht Ndërkomisionit Ndërministror të Sigurisë Rrugore që të mblidhet urgjentisht dhe të krijojë institucionin përgjegjës.


“Fatkeqësisht në Republikën e Shqipërisë nuk ka një institucion që të bëjë analizën e shkaqeve të aksidenteve rrugore. Duhet të mblidhet urgjentisht Ndërkomisioni Ndërministror i sigurisë rrugore që të vendosë pikat mbi ‘i’ dhe të bëjë një institucion që të jetë Autoriteti i Kontrollit të Sigurisë rrugore që të kontrollojë rrugën, automjetin dhe drejtuesi i saj bashkë me këmbësorin. Ky autoritet do i jepte një suport shumë të madh uljes së numrit të aksidenteve rrugore. Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët dhe mos t’i japin çelësat e automjetit në momentin që ai s’ka leje drejtimi”, bëri me dije Ziçishti.


Sakaq, shefi i Sektorit të Analizës dhe Projekteve të Policisë Rrugore, Mitat Tola thotë se drejtimi i mjetit pa patentë dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur janë dy nga konstatimet kryesore të policisë rrugore. Ziçishti thotë se jashtë Shqipërisë nuk ka shtëpi në fshat të ndërtuara në rrugë nacionale apo rrethrrotullime në rrugë interurbane, në një kohë që në vendin tonë kjo më se është normale.


Në përfundim të emisionit ekspertët i bënë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të duan më shumë jetën e tyre.

https://youtu.be/gU_agggn0Hs

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb