TIRANE- Gjykata e Lartë ka shtyrë për në 16 shtator shqyrtimin e e çështjes së rekursit të Dritan Dajtit, të dënuar në shkallën e parë të Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm.

Mëngjesin e sotëm ishte parashikuar shqyrtimi i rekursit të Dajtit në Gjykatën e Lartë, por mungesa e prokurorit, Artur Selmani (I sëmurë) bëri që togat e zeza të vendosin shtyrjen e kësaj seance për në datë 16 Shtator.

Dritan Dajti u shpall fajtor në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e katër punonjësve të policisë në korrik të 2009-ës në zonën e plazhit të Durrësit. Dritan Dajti u dënua një vit më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, pas një proçesi gjyqësorë maraton, i cili zgjati thuajse deri në limitet e mundëshme.

Dritan Dajti asnjëherë nuk e ka pranuar vrasjen e katër policëve sit ë qëllimshme. Ai gjithnjë ka mbrojtur tezën se policët ishin të veshur civilë dhe se po kërkonte të vetëmbrohej. Por, gjykata pavarsisht nga këto teza vendosi burgimin e tij të përjetshëm, ç’ka u konfirmua edhe në apel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: