Një pjesë e lojtarëve të Kombëtares nuk i janë bashkuar ende ekipit dhe trajneri Silvinjo po e plotëson grupin me lojtarë nga Superiorja.
Gazeta mëson se mes të thirrurve është edhe një lojtar i Partizanit, Altin Bytyçi. Mbrojtësi ka pasur një shqetësim në javët e fundit, por duket se e ka kaluar, megjithëse nuk ka qenë i gatshëm as dje kundër Teutës.
Mbrojtësi nga Suhareka pritet të jetë tri ditë nën urdhrat e Silvinjos.