Mbi 200 hektarë vreshta me rrush rrezikohen të kalben për shkak të mungesës së tregut.
Dhjetëra fermerë në fshatin Gërmenjë të Rrogozhinës, të cilët merren me kultivimin e rrushit shprehen se çmimi i ulët dhe mungesa e tregut po i detyron ata që prodhimin ta hedhin në tokë dhe të mbeten të papunë.
Ngritja e pikave të grumbullimit dhe zhvillimi i industrisë përpunuese, do të ishte një zgjidhje për fermerët e kësaj zone.