Momenti i Pedrit po afrohet gjithnjë e më shumë. Pas rinovimeve të Gerard Martin dhe Ronald Araujo, në shtëpinë e Barcelonës radhën e ka rinovimi i mesfushorit spanjoll.

Sipas asaj që raportohet nga Marca, këto ditë do të zyrtarizohet marrëveshja e re, që do ta mbajë Pedrin te Barça deri në vitin 2030.

22-vjeçari Pedri, i cili ka kontratë ekzistuese deri në qershor 2026, gjeti gjuhën e përbashkët me klubin katalanas që të vazhdonin së bashku edhe më gjatë. Vetë Deco kishte nënvizuar rëndësinë e disa lojtarëve kyç, teksa përveç Pedrit, do të synohet edhe rinovimi i disa futbollistëve të tjerë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb