Ndeshja më e rëndësishme në historinë e Manchester Cityt do të ketë një shikues të jashtëzakonshëm.

Mansour bin Zayd Al Nahyan, pronari i klubit anglez, do të jetë në Stamboll për të parë finalen e Champions League kundër Interit, ndryshe nga Zhang Jindong, i cili nuk shkoi në Turqi dhe qëndroi në Kinë.

Prania e Mansour është historike në mënyrën e vet, sepse ai e pa ekipin e tij në stadium vetëm një herë, në vitin 2010 kundër Liverpool. Megjithatë, Mansour mungoi në vitin 2021, kur City u mund nga Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb